Forcat e Policisë gjermane bastisin banesën e gjermano-iranianit

Lajme

Forcat e Policisë gjermane bastisin banesën e gjermano-iranianit

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:34
Forcat e Policisë gjermane

Kryeqyteti bavarez Munihu është zgjuar i shokuar nga sulmi i para një nate i cili tronditi Gjermaninë dhe këtë qytet.

Mediat gjermane vazhdojnë të raportojnë gjerësisht për sulmin në fjalë.

Bëhet e ditur që forcat speciale të policisë gjermane (SEK) sot në orët e hershme të mëngjesit (06:05) kanë shkuar në banesën e gjermano-iranianit dhe atje kanë bastisur banesën në të cilën ai banonte bashkë me prindërit e tij. Është bërë e ditur që babai i dorasit është në stacionin e policisë.

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynih, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

Po ashtu mediat gjemane raportuan se sulmuesi kishe vepruar i vetëm.

Të shtënat nisën rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat