Flasin shokët e klasës së sulmuesit në Munih, ja çfarë thonë

Lajme

Flasin shokët e klasës së sulmuesit në Munih, ja çfarë thonë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:36
Shoku i klasës së sulmuesit

Shokët e klasës kanë treguar se si vrasësi i Munihut i fiksuar pas lojërave kompjuterike, Ali David Sonboly, e quajti veten ‘Psikopat’ dhe premtoi hakmarrje ndaj atyre që e kishin ngacmuar atë në shkollë.

Sonboly, 18 vjeç, kishte cak të rinjtë kur shkoi në restorantin e McDonald’s në qytetin gjerman të premten, duke vrarë nëntë njerëz – shtatë prej tyre adoleshentë.

Më pas ai sulmoi njerëzit afër Qendrës Tregtare Olympia para se ta qëllonte veten.

Një vajzë 14-vjeçe që jetoi në të njëjtin bllok të banesës me Sonbolyn, ka treguar se si ai iu kishte thënë njëherë shokëve të klasës: “Do t’ju vras të gjithëve”.

Dhe gjatë një fjalosje pak muaj më parë, Sonboly lavdërohej se dëshironte t’i masakronte njerëzit. Vajza tha për Daily Mail: “Ai nuk ishte i njohur në shkollë, ai kishte vetëm dy ose tre shokë që dilte me ta”.

“Gjatë një fjalosjeje, ai tha se dëshiron të kryej një masakër. Ai tha: Do t’ju vras të gjithëve”, shtoi ajo.

Vajza tregoi se e pa Sonbolyn në mesditë të premten – disa orë para sulmit. Ajo shtoi: “Ai po qëndronte duke shikuar poshtë. Zakonisht ai më përshëndeste por ai as që më shikoi kur i kalova pranë”.

Ndërkohë, një ish-shok i klasës së tij tregoi se ai ishte ngacmuar në shkollë para sulmit dhe tha se adoleshenti ‘gjithmonë’ kishte premtuar hakmarrje duke i ‘vrarë’ ngacmuesit e tij.

Personi i panjohur, që shkonte në shkollën e njëjtë me vrasësin, tregoi mbrëmë në internet se e njihnin sulmuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat