Gjendje e keqe e arsimit shqip në Mal të Zi

Lajme

Gjendje e keqe e arsimit shqip në Mal të Zi

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:51
Arsim Bajrami

Shqiptarët e Malit të Zi kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në fushën e arsimit në gjuhën shqipe.

Ata kanë kërkuar nga institucionet shtetërore të vendit respektimin e të drejtës elementare të arsimit në gjuhën amtare.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami ishte këto ditë për një vizitë në Mal të Zi, ku dëgjoi kërkesat e shqiptarëve të kësaj pjese të cilët kanë kërkuar që tekstet dhe programet shkollore të përfaqësojnë vlerat dhe kulturën kombëtare të nxënësve.

Ata kërkuan edhe përmirësimin e infrastrukturës në shumë objekte shkollore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat