Papa Françesku për shqiptarët: Fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës

Lajme

Papa Françesku për shqiptarët: Fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:01
Papa Françesku në Shqipëri

“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Evropë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

Është botuar nga e përditshmja “Il Corriere Della Sera” parathënia e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin” që përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano.

Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.

Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.

“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Evropë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat