Dyndje pushuesish nga Kosova në bregdetin shqiptar

Lajme

Dyndje pushuesish nga Kosova në bregdetin shqiptar

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:30
Kufiri Kosovë-Shqipëri

E shtuna ka pasur një fluks të madh pushuesish kosovarë që drejtoheshin drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën. Mbi 20 mijë udhëtarë kanë dalë nga Pika Kufitare e Morinës për të hyrë në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit, për t’i shpëtuar trafikut të drekës.

Sipas të dhënave nga policia kufitare, fluksi ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ku qindra automjete kanë kaluar kufirin.

Ndërkohë nuk raportohet për vonesa apo radhë të gjata në rrugën e Kombit. Për monitorimin e situatës ka edhe një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat