Tmerr në Gjermani, ky është sulmuesi që vrau një grua me hanxhar

Lajme

Tmerr në Gjermani, ky është sulmuesi që vrau një grua me hanxhar

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:42
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) -Mediat gjermane bëjnë të ditur se sulmuesi me hanxhar dhe gruaja e vrarë kanë qenë të afërt dhe kanë punuar në të njëjtin vend pune ndërsa spekulohet se ndoshta në pyetje ka qenë vrasje nga pasioni.

Refugjati sirian sot në Reutlingen afër qytetit Shtutgart me hanxhar ka vrarë një grua dhe ka plagosur dy persona.

 Policia bën të ditur se sulmuesi fillimisht është fjalosur me gruan të cilën e ka vrarë pastaj ka plagosur një grua tjetër dhe një mashkull.

 Policia më herët ka bërë të ditur se nuk ka dëshmi se bëhet fjalë për sulm terrorist.

“Në këtë fazë të hetimit asgjë nuk tregon për sulm terrorist”, ka thënë Policia.

 Policia ka arrestuar 21 vjeçarin dhe thuhet se ai ka vepruar i vetëm.

Tani për tani nuk ka dëshmi se në sulm është edhe dikush tjetër shkruan Bild.

Agjencia gjermane DPA raporton se është arrestuar vrasësi me hanxhar që sulmoi kalimtarët në qytetin gjerman të Reutlingenit.

Sipas njoftimeve, ai ishte i njohur për autoritetet policore.

Bild dhe Sueddeutsche Zeitung kanë shkruar se arsyet e sulmit deri tash janë të panjohura.

Gjatë sulmit u vra një grua e mbetën edhe dy kalimtarë tjerë të lënduar. 

Para pak minutash ka ndodhur një sulm në Gjermani. Policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin, i cili me hanxhar vrau një grua dhe lëndoi dy burra.

Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi. Këto fotografi janë bërë nga dëshmitarët, raportojnë mediat gjermane

Mediat gjermane raportojnë se një person e ka vrarë një grua me një hanxhar ndërsa ka lënduar dy të tjerë para se të arrestohej nga policia.

Gazetat “Bild” dhe “Sueddeutsche Zeitung” kanë raportuar më 24 korrik se sulmi ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Reutlingenit, në jug të Shtutgardit.

Nuk janë dhënë detaje të tjera, as për motivin e mundshëm.

Gjermania së fundi është tronditur nga disa sulme.

Më 18 korrik një azil kërkues 17 vjeçar që besohet se ishte nga Afganistani apo Pakistani është vrarë nga policia pasi ka plagosur disa pasagjerë të një treni me sëpatë dhe thikë në jug të Gjermanisë.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjëisnë për sulmin ndonëse autoritetet gjermane thonë se sulmuesi nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me organizatën terroriste.

Më 22 korrik, nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë në një qendër tregtare nga një gjerman 18 vjeçar me origjinë nga Irani i cili më vonë besohet se e ka vrarë vetën.

Në mesin e viktimave janë identifikuar edhe tre qytetarë të rinj nga Kosova.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat