Të martën në Kosovë varrosen viktimat e sulmit në Munih

Lajme

Të martën në Kosovë varrosen viktimat e sulmit në Munih

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:58
Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj

Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj janë tre viktimat kosovare që humbën jetën nga sulmi në qendrën tregtarë “Olympia” në Munih të Gjermanisë.

Pasditen e së premtes, Ali Songoly, 18 vjeçar la të vdekur nëntë persona dhe i plagosi dhjetë të tjerë duke i qëlluar me armë.

Familjarët e viktimës Armela Segashi nga Podujeva kanë thënë për Indeksonline se prindërit do të kthehen nga Munihu nesër në mëngjes, ndërsa trupat e të rinjve të vdekur do të kthehen pasdite.

Ata kanë treguar se varrimi i viktimave do të bëhet të martën.

Në mesin e viktimave ishin tre kosovarët, tre turq, dy gjermanë dhe një grek.

Sulmuesi pasi kishte kryer aktin kriminal, kishte qëlluar veten për vdekje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat