Publikohen pamjet nga momenti i sulmit me hanxhar: Azilkërkuesi sirian vret gruan shtatzënë

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti i sulmit me hanxhar: Azilkërkuesi sirian vret gruan shtatzënë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 21:15
Sulmi në Gjermani

Policia gjermane ka thënë se nuk ka ende dëshmi nëse sulmuesi me hanxhar – që vrau një qytetare dhe dy të tjerë plagosi në qytetin Reutlingen – ka lidhje me rrjetet terroriste.

Image

Zëdhënësi Bjoern Reusch thotë se sipas një dëshmie, sulmuesi që ishte i njohur për ta, kishte një debat me një grua, në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Sulmuesi u godit nga një BMW, me çka nuk pat më shumë viktima, por ende nuk dihet nëse shoferi e bëri këtë me qëllim.

Image

Në atë pjesë të qytetit pat panik, sidomos kur dihen sulmet e së premtes në Munih.

Ndërkohë, janë publikuar videot të momentit të këtij sulmi ku mbeti e vrarë një femër që sipas të dhënave të fundit ishte shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat