Thaçi: Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë

Lajme

Thaçi: Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 korrik 2016 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar  sot Ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese.

Gjatë takimit, Presidenti Thaçi dhe ministrja Hoxha kanë diskutuar për rëndësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm të sektorit të drejtësisë.

Gjithashtu në takim Thaçi dhe Hoxha kanë konstatuar se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga shpallja e pavarësisë, si dhe u konfirmua nevoja që të punohet edhe më tutje për të garantuar funksionim sa më të mirë dhe efikas të gjyqësorit dhe institucioneve tjera në sektorin e drejtësisë.

Ndërsa, Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen për punën për plotësimin e Kodit Penal dhe inkurajoi angazhimin për përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.

“Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë”, shtoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, ministrja Hoxha ka konfirmuar përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe tregoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk do te jete mbi ligjin dhe se nuk do këtë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

“Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit do të jetë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa më të lartë në këtë sektor”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, Thaçi ka shprehur përkrahjen e tij për punën e ministres së re.

“Sundimi i ligjit është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat