Hoxha ofron përkrahje të pa rezervë për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit

Lajme

Hoxha ofron përkrahje të pa rezervë për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 13:55
Takimi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetarin e Këshillit Gjyqësor për angazhimin dhe përkushtimin e tij institucional për një gjyqësor të pavarur, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj maksimal në realizimin e këtyre objektivave.

Idrizi e njoftoi ministren Hoxha për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, ndërsa theksoi se mbetet hapësirë për përmirësimin e mëtejmë të gjendjes nëpërmjet koordinimit institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës.

Në kuadër të kësaj, ministrja Hoxha tha se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe në reformat dhe efikasitetin në trajtimin e lëndëve.

“Transparenca, efikasiteti, përgjegjshmëria, luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe parimi se askush nuk është mbi ligjin do të jetë udhërrëfyes gjatë tërë mandatit tim”, tha ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Idrizi vlerësuan gjatë takimit se nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit ndër institucional, institucionet e drejtësisë duhet të rrisin edhe më shumë transparencën, në mënyrë që qytetari si taksapagues të jetë i informuar dhe kërkues e monitorues i sistemit gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat