Thaçi: Aksioni i 25 korrikut i ka shuar shpresat e Serbisë në Kosovë

Lajme

Thaçi: Aksioni i 25 korrikut i ka shuar shpresat e Serbisë në Kosovë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:43
Hashim Thaçi

Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi me 25 korrik të vitit 2011, i cili atë botë mbante postin e kryeministrit kishte marrë një ndër vendimet e tij më të rëndësishme për vendin.

Ish-kryeministri Thaçi kishte bërë nxjerrjen e vendimit që të bëhet ushtrimi i autoritetit institucional i i shtetit të Kosovës në çdo cep të vendit.

“Pesë vite më parë ndodhi ajo që duhej të ndodhte nxjerrja e vendimit për të ushtruar autoritetin e institucional të shtetit tonë në çdo të territorit të Republikës së Kosovës për të ushtruar sovranitetin për kuptimin  e respektimit të plotë të kushtetutës, ligjit dhe vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

Po ashtu sipas tij ishte obligim i tij që të nxjerrë vendim për dërgimin e njësiteve të rendit që të merret  situata nën kontroll, më saktësisht pika 1 dhe 31 në kontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Dhe pas një paralize të asaj pjese të territorit të Kosovës nga strukturat paralele dhe paramilitare serbe të ndikuara nga shteti i Serbisë, ishte obligim i imi si kryeministër i vendit për të nxjerrë një vendim për dërgimin e njësiteve tona të rendit për të marrë situatën në kontroll, më saktësisht pikat 1 dhe 31 në kontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Ndërsa të nesërmen e 25 korrikut ra heroikisht edhe polici Enver Zymberi i cili nga presidenti Thaçi kujtohet si një ndër njerëzit që ra heroikisht dhe që i duhet përkujtuar sakrifica e bërë në atë vend.

“Por të nesërmen ra në mënyrë heroike heroi Enver Zymberi, prandaj sot kujtojmë sakrificën e tij dhe të gjithë atyre grave dhe burrave të Kosovës që kryen me përgjegjësi të lartë shtetor3ë detyrat e tyre kushtetuese. Sot është pesë vjetori i asaj dite që kujtohet edhe rënia heroike e Enver Zymberi por edhe bashkimi territorial i Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa sipas tij vendimi ishte nxjerrë në domosdoshmëri të krijimit të realiteti tjetër nga ai që ishte i hidhur dhe nga jashtë kontrollit të institucioneve në atë pjesë të Kosovës të koordinuar me mekanizmat me atë civilë, luftarakë dhe diplomatikë.

“Para 25 korrikut ishte fillimi i integrimit të komunitetit serb në institucione e Kosovës dhe fillimi i dëbimit të ndikimit të Serbisë në territorin e Kosovës. Prandaj kjo ditë është ditë e integrimit të komunitetit serb, dhe largimit të ndikimit të Serbisë nga Kosova. Para veprimit të 25 korrikut nuk do të fillonte as dialogu Kosovë-Serbi, nuk do të ndodhte as sensibilizimi ndërkombëtarë i asaj që të themi në një formë a formë tjetër të heshtur të disa ndërkombëtarëve që ishin pajtuar, veprimi i 25 korrikut është i një rëndësi të veçantë sepse u kuptua që Kosova është shtet sovran, që merr vendime në përputhshmëri me kushtetutën  dhe ligjet ndërsa pikërisht sot në ato pika doganore kemi policinë e Kosovës dhe kordone nga institucionet e Kosovës”, ka theksuar Thaçi në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Gjithashtu nuk është lënë pa u cekur fakti se sot në veri të Kosovës apo në asnjë cep të territorit të vendit nuk ka asnjë barrikadë të lirisë së njerëzve.

“Sot nuk ka asnjë barrikadë atje, kemi liri të njerëzve, të mallrave njerëzit janë të integruar në policinë, ne mekanizma e drejtësisë pas ati drejtimit janë realizuar edhe lëvizjet e para të lira në nivel lokal dhe qendrorë. Është bërë një progres i madh pas 5 viteve pro duhet ende punë.

Nuk ka qenë problematik vetëm pika 1 dhe 31 por ka qenë edhe objektiv e imja ndërprerja e veprimeve të mëtutjeshme të ndikimit të Serbisë në atë pjesë të Kosovës”, është thënë nga Thaçi.

Po ashtu sipas tij në anën tjetër vendimi i 25 korrikut ka varrosur njëherë e përgjithmonë pretendimin e Serbisë për ndarje të Kosovës, në anën tjetër ka shuar çdo shpresë për krijimin e ndonjë lloj autonomie të serbëve në atë pjesë të Kosovës apo krijimin e ndonjë modeli të ‘Srbska Republikës’, kështu që në një formë a formën tjetër janë shuar shumë apetite dhe aspirata për projekte të Serbisë në atë pjesë të Kosovës.

“Ai aksion nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb por ka qenë i drejtuar kundër strukturave paralele dhe paramilitare të Serbisë të instaluara në atë pjesë të territorit të Kosovës. Ka qenë vendim i pritshëm i domosdoshëm ka ndodhur ajo që duhej të ndodh ka qenë një veprim dhe vendim i drejtë dhe ka qenë domosdoshmëri të ndërmerret ky vendim dhe veprim nga ana e institucioneve të Republikë së Kosovës përndryshe sot do të kishim një realitet të hidhur mund të themi edhe të një pajtueshmëri ndërkombëtarë të asaj status kuote të prezencës së Serbisë në atë pjesë të territorit të Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Ndërsa sipas Thaçit, sot prezenca e Serbisë në atë pjesë është zero sa i përket ndikimit politik apo vullnetarë drejtuar qytetarëve të komunitetit serb.

”Vetë pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, parlament, qeveri dhe institucioneve lokale dëshmon se ata zbatojnë respektimin e institucioneve, kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe ne do të jemi pranë tyre dhe do tu shërbejmë gjithmonë”, ka përfunduar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat