Ish ambasadori Peci: Kosova t’i dërgojë notë proteste Turqisë

Lajme

Ish ambasadori Peci: Kosova t’i dërgojë notë proteste Turqisë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:52
Lulzim Peci

Lulzim Peci, ish ambasador i Kosovës, është deklaruar lidhur me kërkesën e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.
 

Për ambasadore e këtij vendi, u publikua se u ka kërkuar autoriteteve kosovare që të ndërmarrin masa ndaj gazetarit Berat Buzhala, pas komenteve të tij në facebook kundër presidentit turk, Erdogan.

Buzhala në facebook ka ironizuar me tentim grusht shtetin  që ndodhi këtë vend para dy javësh.

Ish diplomati Peci i cili tani drejton OJQ-në, KIPRED, ka deklaruar në llogarinë e tij në facebook se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, më së paku çfarë mund të bëjë është të dërgojë një notë proteste Ambasadës së Turqisë dhe të kërkojë tërheqjen e notës së saj verbale.

Peci më pas ka përmendur katër arsye, sipas të cilit janë të mjaftueshme për ta mbështetur këtë notë proteste.

“ Ambasada turke ka bërë manipulimin e një satire si thirrje për bashkangjitje në konflikt të armatosur ( duke e klasifikuar tentim grusht shtetin disa orësh në vendin e vet si konflikt të armatosur), dhe kërkon ndëshkimin e qytetarit të Kosovës Berat Buzhalës, duke i cituar ligjet e Kosovës dhe paracaktuar edhe burgimin”, deklaron ish ambasadori Peci.

Sipas tij, kjo  kërkesë e Ambasadës turke  nuk është asgjë tjetër përpos një përpjekje për të bërë shkelje të drejtave të njeriut në Kosovë, ngjashëm me atë që Qeveria e Erdoganit është  duke bërë në vendin e vet.

“Kjo notë verbale e Ambasadës së Turqisë është edhe qesharake, kur të kemi parasysh faktin se konventat ndërkombëtare dhe praktikat diplomatike njohin thirrjet dhe kërkesat e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare drejtuar shteteve tjera për mbrojtjen e te drejtave të njeriut, dhe jo kërkesat për ndeshkim të njerëzve”.

Duke përmendur pikën e dytë, ish ambasadori Peci deklaron se Berat Buzhala është  qytetar i Kosovës (dhe jo i Turqisë) që nuk ka bërë asnjë krim në territorin e Turqisë, prandaj kërkesa e Ambasadës turke drejtuar MPJ-së së  Kosovës është  një absurditet i llojit të vet në praktikën diplomatike.

“Ambasada turke e ka thyer Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike (mos ndërhyrja në punët e brendshme), duke kërkuar ndërhyjen e Qeverisë në sistemin gjyqësor të Kosovës, që paraqet kërkesë për thyerje të rëndë të rendit Kushtetutës së vendit tonë”.

“Këtë kërkesë më se paku mund ta quajmë nënçmim të Kosovës”, deklaron Peci, i cili për disa vjet shërbeu i Ambasador i Kosovës në Suedi.

Duke e arsyetuar notën e protestës që Kosova sipas tij duhet t’ia dorëzojë Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ish ambasadori Peci shkruan edhe një batutë në fund të saj.

“(Satirike) Pritet që se shpejti Ambasada Turke (pasi Erdogani t’i mbaroj punët e veta shtëpiake) t’i dërgojë një note verbale MPJ-së në Prishtinë, përmes së cilës do të kërkojë që Kosova ta shpallë veten si shtet islamik, për të rritur dhe forcuar vëllazërim – nënshtrimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat