Shkarkohet kancelari i Universitetit të Korçës për shkelje në tendera

Shqipëria

Shkarkohet kancelari i Universitetit të Korçës për shkelje në tendera

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 20:24
Universitetit i Korçës 'Fan .S. Noli'

Kancelari i Universitetit të Korçës 'Fan .S. Noli', Ilir Sosoli është shkarkuar nga detyra. Sosoli akuzohet për shpërdorim detyre, pasi iu gjetën shkelje në 4 tendera, që llogariten në shuma të konsiderueshme.

Shkarkimi i kancelarit është bërë nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit pas raportit të auditit të brendshëm. Sipas “news24”, kancelari Ilir Sosoli ka kryer shkelje në 4 tendera, një ndër të cilët është edhe tenderi i rojeve të sigurisë së Universitetit të Korçës.

Ndërkohë që ish-Rektori i Universitetit Gjergji Mero, së bashku me 5 punonjës të tjerë të stafit kanë marrë vërejtje me paralajmërim pas auditit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat