Turqia kërkon burgimin e Berat Buzhalës

Lajme

Turqia kërkon burgimin e Berat Buzhalës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:00
Berat Buzhala

Derisa natën e 15 korrikut në Turqi, po tentohej të bëhej grushtet, dikush në Kosovë mendoi se si të ndihmohet ushtrinë që ishte ngritur kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Gazetari Berat Buzhala, që njihet për gjuhën sarkastike, përmes Facebookut iu bëri thirrje bashkëvendësve të tij që gjenden për pushime në bregdetin turk, të hyjnë në rreshtime ushtarake, njofton Klan Kosova.

E kjo thirrje, nxiti reagimin e Ankarasë zyrtare, e cila nuk ngurroi që nëpërmjet ambasadës në Prishtinë, t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ta ndëshkojë drejtorin e gazetës Express, deri me 5 vjet burgim në bazë të ligjit vendor, i cili ua ndalon qytetarëve të vendit që t’iu bashkohen konflikteve jashtë shtetit.

Për këtë kërkesë zyrtare të Ankaras, Buzhala u njoftua të hënën vonë  dhe thotë se e gjitha i erdhi si befasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat