Udhëtimi historik, avioni diellor bën xhiron e botës

Lajme

Udhëtimi historik, avioni diellor bën xhiron e botës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:44
Avioni zbriti në Abu Dabi nga ku nisi udhëtimi epik rreth botës marsin e vitit të shkua

Avioni “Impulsi diellor” përfundoi xhiron e botës, e para në histori e kryer vetëm me energji diellore.

Avioni zbriti në Abu Dabi nga ku nisi udhëtimi epik rreth botës marsin e vitit të shkuar. Piloti Betrand Pikard drejtoi mjetin fluturues në etapën e fundit të udhëtimit nga Kajro drejt Abu Dabit. Ai ndërronte vendin e kapitenit të avionit me kolegun dhe bashkëkombësin e tij zviceran Andre Borschberg, në misionin për të promovuar përdorimin e energjive të rinovueshme. 

“E ardhmja është e pastër. E ardhmja je ti. E ardhmja është tani. Le ta çojmë më tej”, deklaroi Pikard kur mbërriti në Abu Dabi.

Udhëtimi epik që ai dhe kolegu i tij kryen mbuloi 42 000 km dhe u shtri mbi katër kontinente, tre dete dhe dy oqeane.

Etapa më e gjatë e këtij udhëtimi, 8924 km, ishte ajo nga Nagoja në Japoni deri në Hauai. Pas kësaj etape që zgjati 118 orë, Pikard theu rekordin botëror për udhëtimin më të gjatë vetëm.

Image

Avioni “Impulsi diellor” udhëton me vetëm 70km/h, prandaj xhiroja rreth botës zgjati kaq shumë. Gjithsesi, ky rekord i Pikard ishte vetëm një prej 19 të tillëve që u thyen gjatë këtij udhëtimi epik.

Avioni “Impulsi solar” peshon sa një makinë, por ka një shtrirje krahësh të njëjtë me një boeing 747. Ai shfrytëzon 17 000 qeliza diellore për të marrë energjinë e diellit dhe për të fuqizuar motorët e tij elektrikë. Sigurisht që bëhet fjalë për një projekt eksperimental që për shkak ët peshës së vogël dhe shpejtësisë së ulët ndikohet shumë nga kushte e motit.

Kabina e tij është sa një kabinë telefonike publike dhe pilotët duhej të përdorin bombula oksigjeni për të marrë frymë në lartësi të mëdha, ndërsa nuk mund të flinim më gjatë se 20 minuta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat