Lekaj: Partitë opozitare janë takuar për tu koordinuar për seancën e demarkacionit

Lajme

Lekaj: Partitë opozitare janë takuar për tu koordinuar për seancën e demarkacionit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:44
Pal Lekaj

Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje janë takuar për të koordinuar veprimet për seancën e ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Kështu ka deklaruar për Rrokum Rroll, deputeti i AAK’së, Pal Lekaj.

Duke folur për debatin e 3 gushtit për demarkacion, Lekaj ka thënë se deputetët dhe ekspertët e tyre do të marrin pjesë.

“Deputetët dhe ekspertët tonë do të marrin pjesë në debatin shkencor lidhur me demarkacionin”, është shprehur Lekaj.

Sipas Pal Lekajt, pas këtij debati nuk do të ketë persona që do të ngrisin dorën për të votuar pro demarkacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat