Hetuesi pengon në punë prokurorin Sylë Hoxha

Lajme

Hetuesi pengon në punë prokurorin Sylë Hoxha

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 00:29
Sylë Hoxha

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka deklaruar se ka pranuar fjalë jo të hijshme nga Sahit Bytyqi, polici hetues i krimeve ekonomike, deri sa prokuroria ishte duke përgatitur dosjen e një aktakuze.


Kështu, më 8 korrik, kryeprokurori Hoxha, thotë të ketë lajmëruar rastin në inspektoratin e Policisë së Kosovës.

Për shkak të praktikës së mos-deklarimit të policëve, Klan Kosova e ka kontaktuar Fadil Krasniqin, shefin e policit të akuzuar për shkelje, por ai nuk ka dashur të komentoj për rastin, pasiqë me të tashmë janë duke u marrë instanca më të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat