Rrufeja godet për vdekje dy shoqet zvicerane në Serbi

Lajme

Rrufeja godet për vdekje dy shoqet zvicerane në Serbi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 korrik 2016 Në ora: 07:11
14 vjeçarja A.B.* dhe shoqja e saj I.I.* (15)

14 vjeçarja A.B.* dhe shoqja e saj I.I.* (15) kanë mbetur të vdekura nga një goditje rrufeje në Serbi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Aleksandrovac shkruan 20min.ch. 14 vjeçarja vdiq në vend, ndërsa 15 vjeçarja vdiq më vonë përkundër reanimacionin dyorësh në spital, përcjell botasot.info.

Arsyet e tragjedisë dhe dramës që kanë përjetuar familjarët janë akoma të pakuptueshme. Disa mendojnë se celulari mund të ketë tërhequr rrufenë, ndërsa ka një verzion se gjatë fillimit të shiut ata janë fshehur pas një peme. Të dyja vajzat kanë qenë kërcimtare./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat