Dy vitet e terrorit të Evropës, kontinenti ku ndodhën 23 sulme, e u vranë 395 njerëz

Lajme

Dy vitet e terrorit të Evropës, kontinenti ku ndodhën 23 sulme, e u vranë 395 njerëz

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 korrik 2016 Në ora: 10:48
Ilustrim

Incidenti i tmerrshëm në qytetin francez të Saint- Étienne -du-Rouvray të Normandisë, është i fundit në listën e gjatë të sulmeve terroriste të njëpasnjëshme të cilat e kanë goditur si një mallkim Evropën gjatë dy viteve të fundit. Franca dhe Gjermania kanë qenë dy nga vendet më të goditura, me gjithsej pesë sulme të ndara vetëm gjatë këtij muaji. Duke filluar nga maji i vitit 2014, sulmet e shpeshta kanë marrë jetërat e qindra njerëzve të pafajshëm dhe forcave të sigurisë përgjatë gjithë kontinentit.

Bruksel, Belgjikë - 24 Maj, 2014: Persona të armatosur hapin zjarr në Muzeun Hebre në Bruksel, duke vrarë katër persona.

Tours, Francë - 20 dhjetor, 2014: Një person duke bërtitur “Allahu Ekber”, ka sulmuar një polic me thikë duke e lënë të vdekur. Në këtë incident u plagosën edhe tre policë.

Dijon, Francë - 21 Dhjetor, 2014: Njëmbëdhjetë njerëz janë ekzekutuar nga një njeri i cili bërtiste “Allahu Ekber”. Dy janë plagosur rëndë.

Nantes, Francë – 22 Dhjetor 2014: Një burrë në qytetin francez të Nantes sulmoi me kamion dhjetë këmbësorë në tregun e Krishtlindjeve, në qytet. Ai më pas ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e ther veten me thikë. Ky person u shpall klinikisht i vdekur një ditë më pas.

Paris, Francë 7-9 janar, 2015: Persona të armatosur sulmuan zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, duke vrarë 11persona.

Revista ishte në shënjestër për shkak se ajo kishte botuar një karikaturë që e përshkruan profetin Muhamed. Pesë të tjerë u vranë në një seri të shtënave nëpër Île-de-France pasi sulmuesit kishin zënë peng disa persona në një supermarket në Porte de Vincennes.

Të tre sulmuesit janë vrarë, ndërsa 22 civilë janë plagosur. Sulmet i mori përsipër dega e Jemenit e Al-Kaidës.

Kopenhagë, Danimarkë – 14-15 shkurt 2015: Një person i armatosur hapi zjarr në kafenenë Krudttoenden dhe më vonë në Sinagogën e Madhe në Kopenhagë, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Paris, Francë – 19 prill, 2015: Një grua 32-vjeçare me origjinë franceze është vrarë nga një person i armatosur i cili donte të sulmonte një kishë. Mirëpo, ai aksidentalisht shtënë në këmbët e tij, me një nga armët që kishte me vete.

Zvornik, Bosnje dhe Hercegovinë - 27 prill, 2015: Një ekstremist vehabist ka hapur zjarr në rajonin e policisë së Zvornikut, duke vrarë një dhe duke plagosur dy persona të tjerë. Ai u qëllua për vdekje nga oficerët e zjarrit.

Diyarbak?r, Turqi – 5 qershor 2015: Katër persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, kur dy bomba shpërthyen gjatë një tubimi të Partisë Demokratike Popullore (HDP).

Lion, Francë - 26 qershor, 2015: Një punëtori të fabrikës ia prenë kokën dhe mbi kokë i kishin shënuar me shkrim arab dhe flamuj islamikë.

Francë - 21 gusht, 2015: Tre amerikanët dhe një Britanez, kanë penguar sulmin e një terroristi islamik në një tren Thalys, që udhëtonte nga Parisi në Amsterdam me një automatik. Grupi neutralizoi njeriun që kishte përgatitur të hapte zjarr me armë automatike. Pesë persona kishin marrë dëmtime të lehta.

Ankara, Turqi – 10 tetor, 2015: Në një bombardim ISIS 102 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur në kryeqytetin turk.

Paris, Francë - 13 nëntor, 2015: Ngjarja më vdekjeprurëse në tokën franceze që prej Luftës së Dytë Botërore. 137 persona u vranë dhe rreth 400 u plagosën pas një sulmi kamikazë në teatrin Bataclan, gjatë një rok Koncerti

Një ekip i veçantë i sulmuesve islamikë sulmuan nga një anë e rrugës, rreth kryeqytetit francez ku njëri nga ta hodhi veten në erë, jashtë stadiumit Stade de France, ku pritej të luhej miqësorja e futbollit me Gjermaninë.

Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë - 18 nëntori, 2015: Islamisti Lone Ëolf vret dy ushtarë dhe plagos pesë të tjerë në kryeqytetin boshnjak.

Dagestani, Rusi - 29 dhjetor, 2015: ISIS mori përgjegjësinë, pasi një person i armatosur hapi zjarr mbi banorët lokal në qytetin jugor rus. Aty mbeti një i vrarë dhe 11 të plagosur.

Paris, Francë - 7 janar, 2016: Një islamist sulmon policinë franceze me një hanxhar të mishit, i veshur me një rrip ku kishte vendosur bombën vetëvrasëse. Ai u qëllua për vdekje.

Marseille, Francë - 11 Januar, 2016 : Një mësues është plagosur rëndë pas një nxëns 15 vjeç i frymëzuar nga ISIS sulmon atë me një hanxhar mishit në një shkollë hebreje.

Bruksel, Belgjikë - 22 Mars, 2016: Dy shpërthime vetëvrasëse në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe një në rrjetin metro të qytetit lë 35 të vdekur dhe plagos më shumë se 300 persona. ISIS e mori përsipër sulmin vdekjeprurës.

Magnanville, France - 14 qershor, 2016 : Një polic dhe gruaja e tij u godit me thikë për vdekje nga një njeri i betuar për besnikëri ndaj ISIS.

Nice, France - 14 korrik, 2016: Një 31-vjeçar francez Tunisian i betuar për besnikëri ndaj ISIS, hyri me një kamion përgjatë shëtitores në Nice, mbi Bastille Day Revellers. Ai u qëllua për vdekje, pas dy kilometrave rrugë që kishte kaluar përgjatë vendkalimit bregdetar.

Deri në fund të tërbimit të tij vrasës, ai la të vdekur 84 persona dhe qindra të plagosur.

Wurzburg , Gjermani - 18 korrik , 2016: Një 17 vjeçar azilant kishte sulmuar, pasagjerët me sopatë dhe thikë në një tren të mbushur. Katër nga pesë të plagosurit ishin nga një grup i Hong Kong turistëve. Policia qëlloi për vdekje sulmuesin.

Ansbach , Germany – 24 korrik 24 , 2016: Në një sulm vetëvrasës me bombë, Mohammed Deleel, pas dështimit për të marrë në një festival muzikor në qytetin gjerman, kishte plagosur 4 persona. Ai më parë kishte premtuar besnikëri ndaj ISIS-it, ndërsa ishte i vetmi që përfundoi i vdekur në këtë sulm.

Rouen , Francë - 26 korrik, 2016 : U pre në fyt një prift katolik në altarin e një kishe në qytetin e Normandisë, ndërsa një murgeshë gjithashtu u plagos rëndë bashkë me tre më pengje të marra .

Rrjeti dhe propaganda “Amaq ISIS”, pohoi se dy autorët ishin "ushtarë të Islamit ". Ata u vranë pasi dolën nga kisha./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat