Gruaja obeze pëson ndryshim drastik pas operacionit

Life style

Gruaja obeze pëson ndryshim drastik pas operacionit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 12:15
Monica Kinde

Një 33 vjeçare nga Joplin i Missouri konsumonte ushqim të shpejtë dhe merrte rreth 6 mijë kalori në ditë, që përkthehet tre herë më shumë nga ajo që rekomandohet për një femër.

Më pas Monica Kinde iu desh të shpenzonte 25 mijë dollarë për të bërë një operacion që do të ndikonte në uljen e peshës dhe që do të rregullonte lëkurën e rënë.

Monica nuk kishte udhëtuar kurrë me avion se i duhej që të rezervonte të dyja sendiljet e tij. Prej peshës së madhe, gruaja nisi që të kishte dhimbje dhe nuk mund të ecte në distanca të largëta. Për të shpëtuar jetën, iu desh që të ndryshonte stilin e jetës.

Fillimisht 33-vjeçarja bëri një operacion në stomak dhe pas tre vjetësh u dobësua mjaft. Por prej humbjes ekstreme të peshës, lëkura e trupit nisi t’i varej përreth barkut, këmbëve dhe krahëve.

“Dy muaj pas operacionit në stomak, unë u martova, por nuk mund të haja as kekun e dasmës sime. Të gjithë më thanë se ishte i mrekullueshëm, por stomaku im ishte shumë i vogël për ta provuar atë. Pas operacionit u shqetësova se mos kisha marrë vendimin e gabuar sepse mendoja se nuk do përballoja rezistencën ndaj ushqimit.

Pas humbjes së më shumë se gjysmën e peshës trupore, nisa të urrej veten për shkak të lëkurës së varur. Më vonë bëra një tjetër operacion për lëkurën dhe tashmë çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, tha Monica.

Pas luftës e humbjen e peshës tashmë Monica dhe burri i saj John janë duke festuar

lindjen e djalit të tyre, Graysen, i cili erdhi në jetë në fillim të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat