Digjen dhjetra hektar pyje ndërhyjnë zjarrfikëset e një helikopter

Tirana

Digjen dhjetra hektar pyje ndërhyjnë zjarrfikëset e një helikopter

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Më shumë se 10 hektarë me pyje janë përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Pezës në Tiranë, ku është dashur ndërhyrja e 4 zjarrfikëseve dhe një helikopteri të ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën.
 
Sipas shërbimit zjarrfikës kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar për zjarrin e rënë, ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetra efektivë të shërbimit zjarrfikës që kanë nisur punën për shuarjen e flakëve të zjarrit.
 
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka pasur pasoja të mëdha në kurorën e gjelbër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat