BE-SHBA: Miratoni 7 ligjet, parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës

Shqipëria

BE-SHBA: Miratoni 7 ligjet, parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:03
Vlahutin dhe Lu

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me SHBA kërkon miratimin sa më shpejtë të ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vettingu-n.

Në përgjigje të deklaratës së Bashës, zyra e delegacionit të BE në kërkon përshpejtimin e zbatimit të paketës së reformës në drejtësi.

BE thotë se 11 gusht të mblidhet një seancë e jashtëzakonshme për miratimin e 7 ligjeve.

Sipas BE-së miratimi i ligjeve është parakusht për nisjen e zbatimit të reformës. Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Deklarata e plotë e delegacionit të BE-së

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat