Panariti inspekton procesin e vaksinimit të gjedhëve

Shqipëria

Panariti inspekton procesin e vaksinimit të gjedhëve

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:47
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspektoi ditën e sotme procesin e vaksinimit ndaj dermatozës nodulare në një ferme në periferi të Tiranës.

I shoqëruar nga inspektorët veterinerë, ministri Panariti u shpreh se, “Jemi duke vaksinuar me ritme të shpejta fermat me numër të madh kafshësh, në mënyrë që të parandalojmë çdo situate të kësaj sëmundje. Shërbimi veterinar vepron sipas strategjisë së miratuar nga Bashkimi Europian për përballimin e kësaj sëmundje. Sa të mbarojmë imunizimin e kafshëve të pastra klinikisht, do të hapen edhe tregjet dhe therrtoret rreptësisht të kontrolluara”, deklaroi ministri Panariti.

Ministri i bëri apel fermerëve të kuptojnë situatën dhe të raportojnë për çdo rast të dyshuar. Vaksinimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës, ku puna e specialistëve të veterinarisë është përqendruar në 35 ferma, me mbi 20 krerë gjedhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat