Ukraina mbështet dialogun mes Prishtinës e Beogradit

Lajme

Ukraina mbështet dialogun mes Prishtinës e Beogradit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 korrik 2016 Në ora: 18:50
Ivanna Klympush-Tsintsadze

Gjatë takimit mes kryeministrit serb, Aleksandar Vucic dhe zv.kryeministres të Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze, të enjten në Beograd, kjo e fundi deklaroi se Ukraina nuk ka shqyrtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, njofton televizioni N1, megjithatë mbështet dialogun mes dy vendeve.

“Ne jemi krenar për trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Ushtarët tanë janë atje prej kohësh edhe në kohët më të vështira për të mbrojtur vendet e shenjta serbe. Mendoj se marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e Brukselit mes Prishtinës e Beogradit do sjellin garanci dhe stabilitet për të gjithë nacionalitetet, përfshirë edhe serbet,” tha ajo përcjell botasot.info.

Në takim u bisedua edhe për lidhjen ajrore mes Beogradit dhe Kievit dhe bashkëpunimin ekonomik mes Serbisë dhe Ukrainës./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat