Gjykata e arbitrazhit në Paris padit Kosovën me 5 milion euro

Aktuale

Gjykata e arbitrazhit në Paris padit Kosovën me 5 milion euro

Ftimi Dika Nga Ftimi Dika Më 28 korrik 2016 Në ora: 19:43
Shtypi shtetëror Austriak "Österreichische Staatsdruckerei"

Shtypi shtetëror Austriak  ("Österreichische Staatsdruckerei") ka fituar gjyqin kundër Republikës së Kosovës. Gjykata e arbitrazhit me seli në Paris ka vendosur që shteti i Kosovës ti paguajë Shtypshkronjës 4,996 milion euro dëmshpërblim, plus që duhet ti paguajë edhe shpenzimet e gjyqit. Kjo u vendos të enjten, bënë me dije nga shtypshkronja.

Odiseja e seancave gjyqësore fillon në shkurt 2013, kur Shtypshkronja Shtetërore paditi Kosovën në lidhje me mos pagesat dhe dërgesën e pasaportave elektronike, si dhe dëmet e shkaktuara nga mos respektimi i kontratës nga shteti jonë. Kosova tani ka 14 ditë afat për të paguar dëmshpërblimin dhe pa mundësi ankimimi.

“Ne shpresojmë që Kosova do i paguajë,” tha përfaqësuesi i Shtypshkronjës, Helmut Lackner për APA, përcjell botasot.info. "Momentalisht me Kosovën nuk kemi kontratë tjetër biznesi."

Lajmi për paditjen e Kosovës është publikuar nga një sërë mediash austriake./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat