Pejë: Dyshohen keqpërdorime për ndërtimin e dy xhamive

Lajme

Pejë: Dyshohen keqpërdorime për ndërtimin e dy xhamive

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 09:28
Xhamia

Policia e Kosovës ka marrë dokumente dhe ka intervistuar disa nga personat që dyshohen për evazion fiskal dhe keqpërdorime në emër të ndërtimit të xhamive në komunën e Pejës. Gjithë kjo po bëhet me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore, derisa në këto momente nuk konfirmohet nëse mes të dyshuarve është edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Për dy ditë me radhë Policia e Krimeve Ekonomike ka marrë dokumente dhe ka intervistuar personat kyç që po dyshohen për evazion fiskal në emër të ndërtimit të xhamive në Pejë.

Por, në Policinë e Kosovës nuk konfirmojnë zyrtarisht se kush janë personat që po hetohen e as nëse në mesin e tyre është edhe kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, nën autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e vetme të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat