Llapi synon katër vendet e para

Futboll

Llapi synon katër vendet e para

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:40
Benjamin Emini

Shumica e skuadrave po planifikojnë edhe miqësore për të parë se në cilat reparte çalojnë më shumë dhe çfarë duhet përmirësuar në ditët në vijim.  Skuadrat janë në përgatitjet intensive dhe në kërkim të lojës më të mirë, ndërsa disa po llogarisin që në fundjavë t’i zhvillojnë takimet e para miqësore.  Llapi nga Podujeva pritet në fundjavë t’i zhvillojë dy miqësore, kundër 2 Korrikut nga Prishtina dhe Flamurtarit të Prishtinës, të cilat ndeshje do të ishin të mirëseardhura edhe për trajnerin për të parë formën e secilit futbollist.  Llapjanët aktualisht përgatitjet i zhvillojnë në Merdarë në kushte jo edhe aq të mira. Kapiteni i kësaj skuadre, Benjamin Emini, shprehet se rrjedha e përgatitjeve shkon ashtu si e kanë parashikuar dhe në bazë të programit. Ai mendon se deri në fillim të edicionit të ri do të përgatiten maksimalisht dhe do të jenë në formën më të mirë të mundshme.  “Ushtrimet jemi duke i kryer në Merdar dhe mirë janë duke ecur. Kushtet nuk janë edhe aq adekuate, megjithatë gjithçka po shkon në rregull”, tha Emini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Llapi është prej skuadrave që ka bërë më së shumti përforcime dhe mund të jetë ndër kandidatët që do të luftojnë për titullin e kampionit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat