Panik e madhe në qendër të Prishtinës, njerëzit vrapojnë të frikësuar, ka edhe të plagosur

Lajme

Panik e madhe në qendër të Prishtinës, njerëzit vrapojnë të frikësuar, ka edhe të plagosur

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 23:24
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Rreth 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e panikut që ndodhi mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në “Beer Fest”. Policia ende nuk ka arrestuar personin që ishte shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin “Zahir Pajazit”.

Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës, i ka thënë Kp nëpërmjet telefonit se dyshohet që një persona ka gjuajt në armë, ku si rezultat është shkaktuar panik dhe masa ka filluar të largohet, duke lënduar njëri-tjetrin.

“Është me rëndësi që askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit por vetëm nga gërvishjet që janë shkaktuar nga ndonjë objekt i mprehtë”, tha ai.

Ai shtoi se ende nuk ka ndonjë informacion nëse është arrestuar personi që ka gjuajtur me armë, apo edhe iu është konfiskuar arma, megjithatë lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar.

***

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në sheshin “Zahir Pajaziti” është plagosur një 15 vjeçare.

“Ju njoftojme se më datë 29.07.2016 rreth ores 23;00 nga njesite patrolluese është raportuar se në Sheshin ,,Zahir Pajaziti’’ ka pasur të shtena me armë . Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gezhoja", njofton policia. 

Qindra njerëz të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” të cilët kishin dalë në festivalin e birrës, kanë filluar të shpërndahen me shpejtësi. Disa prej tyre janë lënduar dhe alivanosur derisa po iknin me vrap.

Policia ka qene e shpejt ne intervenim dhe forca të mëdha policore kanë rrethuar sheshin dhe kanë hyrë brenda sheshit Zahir Pajaziti ku po mbahej festivali i birrës.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij paniku, derisa sheshi Zahir Pajaziti është rrethuar me skenë krimi.

Organizatorët në anën tjetër kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik dhe të kthehet sërish në normalite

Image

Një moment paniku ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës ku për një çast janë krijuar tollovi dhe njerëzit kanë filluar të ikin, aty ku po mbahet “Birrë Fest”.

Raportimet e para nga vendi i ngjarjes janë se në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po mbahej “BeerFest” janë dëgjuar të shtëna.

Njësitet policore dhe ambulanca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri tash, nuk raportohet për të lënduar.

Dëshmitarët kanë thënë se ka pasur të shtëna më armë, ndërkohë qindra njerëz mësohet se kanë filluar të ikin e duke bërtitur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat