Panik në sheshin ‘Zahir Pajaziti”, ka edhe të lënduar

Lajme

Panik në sheshin ‘Zahir Pajaziti”, ka edhe të lënduar

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 23:29
Foto nga vendi ngjarjes

Qindra njerëz të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” të cilët kishin dalë në festivalin e birrës, kanë filluar të shpërndahen me shpejtësi. Disa prej tyre janë lënduar dhe alivanosur derisa po iknin me vrap.

Policia ka qene e shpejt ne intervenim dhe forca të mëdha policore kanë rrethuar sheshin dhe kanë hyrë brenda sheshit Zahir Pajaziti ku po mbahej festivali i birrës.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij paniku, derisa sheshi Zahir Pajaziti është rrethuar me skenë krimi.

Organizatorët në anën tjetër kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik dhe të kthehet sërish në normalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat