Më trego ëndrrën të të them kuptimin

Life style

Më trego ëndrrën të të them kuptimin

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim

Te besh detyrat ne klase…

Kjo ëndërr është shprehja e pasigurisë dhe frikës se je i paragjykuar dhe i papërgatitur për te përballuar jetën dhe i paafte për te arritur maksimumin e mundësive tuaja.

Te jesh i tradhtuar nga partneri…

Kjo ëndërr shihet atëherë kur ne jetën reale, realisht te mungon vëmendja e partnerit. Ndoshta do te duhet qe te kaloni me shume kohe ne shoqërinë e njeri-tjetrit.

Te fluturosh…

Ne rastet kur ne ëndërr ti arrin qe te kontrollosh fluturimin, atëherë kjo përfaqëson liri dhe çlirim. Ne rast se fluturimi behet i pakontrollueshëm, atëherë kjo ndodh kur vërtet ke vështirësi ne menaxhimin e fatit tënd.

Te vdesësh…

Sipas disa analistesh, ëndërrimi i vdekjes për paqëson ne fakt dëshirën për ndryshime pozitive ne jetën tende. Ndërsa te jesh ne buze te saj, përfaqëson pasigurinë dhe friken nga dështimi.

Merimangat…

Te shikuarit e merimangave ne ëndërr përfaqëson ndjesinë e te qënurit i manipuluar, ose po  manipulo ti dike tjetër.

Lakuriq ne publik…

Kjo ëndërr përfaqëson ndjesinë e te qënurit i ekspozuar dhe ne pozicion te vështirë. Përfaqëson një fare papërputhshmërie me ambientin shoqëror, dhe ndjesinë se disa ane te personalitetit tënd duken qesharake ne sy te opinionit.

Te jesh i ndjekur…

Përfaqëson dëshirën për t’iu shmangur diçkaje ne jetën tende reale, ndoshta dëshirën për t’iu shmangur përballimit te problemeve qe nxjerr jeta.

Të të bien dhëmbët…

Humbja e dhëmbëve, por edhe e flokëve përfaqëson ndjesinë e te pasurit pakënaqësi me paraqitjen tende, por edhe ne marrëdhëniet dhe raportet me te tjerët. Por kjo ëndërr shihet edhe nga ata persona qe ndjehen te pafuqishëm.

Te humbasësh…

Ta shohësh veten te humbur ne ëndërr është shprehje e humbjes se sensit te orientimit edhe ne jetën reale.

Te rrëzohesh…

Këtë ëndërr e shohin ata persona te cilët ne jetën reale kane vërtet gjera jashtë kontrollit te tyre, por edhe ata qe kane mbetur te zhgënjyer nga një mik i besuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat