Jam në lidhje me dy meshkuj, njëri më jep seks, e tjetri...

Life style

Jam në lidhje me dy meshkuj, njëri më jep seks, e tjetri...

Nga: G.B Më: 30 korrik 2016 Në ora: 15:21
Ilustrim

Një grua 45 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj për ‘Th Sun’, duke kërkuar këshillë, pasi ajo po del me dy meshkuj në të njëjtën kohë dhe nuk di me cilin të vendosë të jetë, pasi njëri i jep seks, ndërsa tjetri kujdes dhe jo seks, transmeton Bota Sot.

Më poshtë ju sjellim letrën e saj:

E dashur Deidre:

 Po dal me dy meshkuj. Njëri më jep seks të mrekullueshëm, por jo dashuri. Tjetri kujdeset shumë por nuk dëshiron seks.

Unë jam një grua 45 vjeçare, e divorcuar dhe kam dy vajza adoleshente.

Unë e njoha të dashurin tim në internet dhe ne biseduam për moshat.

Ai është 48 vjeçar dhe më tha që ka qenë i martuar, e kjo për mua nuk ka problem.

Kam pasur një ndarje të tmerrshme nga burri, e më pas një tjetër ndarje nga një mashkull tjetër.

I dashuri im është i mrekullueshëm në shtrat, por ne kurrë nuk dalim bashkë.

Ne vetëm takohemi në shtëpinë tonë për seks.

Ai kurrë nuk më bën komplimente mua, por jam në rregull me këtë pasi pasi seksi është i mirë.

Ai shkon shumë larg me punë dhe një herë ka shkuar për 6 muaj e mezi kemi shkruar.

Gjithashtu, unë jam duke u takuar me partnerin tim që isha pas ndarjes nga burri.

Unë isha me të për 2 vite dhe vajzat e mia e duan shumë.

Ai është 51 vjeç dhe i sjellshëm.

Ai më jep ledhatime por nuk është fare i interesuar për seks.

Ai kurrë nuk tregon se kur po shkon diku dhe kurrë nuk dalim.

E gjitha shumë e çuditshme.

E kam ndihmuar të kujdeset për nënën e tij të moshuar, por ai nuk dëshiron të më përfshijë në pjesën tjetër të familjes.

Është fat i miri që të jem me dy meshkuj që janë shumë komunikues të këqij.

Unë kurrë nuk e di kur do t’i shoh herën tjetër.

Mendoja se është në rregull por nëse më pyesni nëse është e vërtetë, unë jam e palumtur.

Mendova të ndahem nga i dashuri, por do të më mungojë seksi.

E fshiva numrin e tij që të mos i shkruaja, por pas tre ditësh e regjistrova sërish.

Kjo është përgjigja që i ka dhenë Deidre:

Më vjen shumë keq, por këta meshkuj nuk kujdesen për ty në mënyrë të duhur.

Ti e di që je e palumtur dhe këtë duhet ta ndryshosh.

Ti e shijon seksin me të dashurin, por e di që seksi pa dashuri është shkatërrim i shpirtit.

Ju jeni të afërt, bëni seks dhe ai kthehet sërish tek gruaja e tij.

Ti madje nuk e di kur do ta shohësh herën tjetër atë.

Po thua që burri tjetër është i mirë por nuk ju afrohet?

Ti meriton më shumë.

Cili është shkaktari që ju jeni në marrëdhënie kaq të ulët?

Ti je lënduar por mendoj se kjo është edhe më keq.

Ndoshta ke qenë në një shtëpi ku nuk ka pasur shumë dashuri, por duhet të kënaqesh me aq pak sa ke.

Mos i lejo vajzat tua që të rriten me mendimin se lidhjet e të rriturve janë të tilla./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat