Zbulimi i objektit arkeologjik, Kallfani: Daton në shekullin e 6 të erës sonë

Kultura

Zbulimi i objektit arkeologjik, Kallfani: Daton në shekullin e 6 të erës sonë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:45
zbulimi

Zbulimi i objektit arkeologjik në zonën e Potamit në Çorovodës gjatë punimeve për gazsjellësin TAP duket se daton në shekullin e gjashtë të erës sonë pasi sipas të dhënave në afërsi të zonës ku është gjetur objekti ndodhej një kishë së cilës i përket edhe objekti.

Pas zbulimit të tij obejkti u transferua përkohësisht në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat drejtuesi i së cilës  Eugen Kallfani bën me dije se zona ku është gjetur objekti është mjaft e  pasur me objekte të tilla religjozë.

Eugen Kallfani: “Ka qenë një kishë e quajtur ‘kisha plakë’ që në vitet 70 i ka humbur gjurmët e saj. Një relike e tillë e cila dëshmon pasurinë dhe shtrirjen e të gjithë elementëvcëe palio-kristianë në atë periudhë. Është një arte-fakt që identifikohet si kapiteli i një kolone dhe mendohet ti përkasë shekullit të 6 të erës sonë”.

Sipas Kallfanit përmasat, forma dhe zbukurimet  e objektit ofrojnë fakte të reja mbi rëndësinë e kësaj zone gjatë antikitetit të vonë:

Eugen Kallfani: “ Rasti konkret na paraqet një kapiten i cili është punuar në gur gëlqeror. Motivet floreale, të cilat janë të kuruara, dhe që janë punuar me cilësi të mirë, dëshmojnë rëndësinë e këtij kapiteni. Në pjesën fundore ky kapitel ka një grupëzim që ka shërbyer për të bërë lidhjen me trupin e kollonës për të siguruar qëndrimin.

Objekti i përcaktuar si kapitel paleokristian. është 0.40 m i lartë dhe diametri i bazës rrethore të tij është 0.24m.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat