Dialogu nuk është privilegj i udhëtimeve po përgjegjësi kushtetuese!

Aktuale

Dialogu nuk është privilegj i udhëtimeve po përgjegjësi kushtetuese!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 korrik 2016 Në ora: 10:57
Haki Abazi

 Duke folur rreth asaj se a po përpiqen zyrtarët e qeverisë së Kosovës tani që ta rikthejnë mbrapa procesin e bisedimeve të dëmshme politike më Serbinë, duke vënë kështu kushtëzime për zbatimin e marrëveshjeve, të cilat janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, Haki Abazi analist poltik ka thënë se vetëm tani duket se Edita Tahiri e ka kuptuar që fusnota në fakt nuk shkrihet aq lehtë. “ Gabimet e bëra hap pas hapi janë rruga që kane sjellë vendin në krize kushtetuese, parlamentare e qeveritare dhe gjithashtu e kanë vënë ne detyrim vendin duke e harruar agjendën e shtet formimit dhe funksionalizimit të shtetit dhe kontrollit në gjithë territorin. Sipas tij mos hapja e urës dhe mos transformimin i FSK në forca të armatosura janë dy nga indikatorët e qartë se negociatorët e Kosovës kanë qenë në ëndrra dhe nuk kuptojnë asnjë gjë sa përket negociatave dhe marrëveshjeve nderkombtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat