3 gushti në histori

Dokumentare

3 gushti në histori

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 07:37
Ilustrim

8 - Gjenerali romak Tiberi mposht dalmatët në betejën e Bathinus (sot në Bosnje). Dalmatae ose Delmatae ishin një popull i lashtë përgjatë bregdetit lindor të Adriatikut (sot Kroaci), mes lumenjve Kirka dhe Neretva. Dalmatët ishin ilirë, por jetonin të pavarur ose të ndarë nga fiset e tjera ilire. Emri i tyre lidhet me fjalën shqipe 'dele'. Thuhet se një nga fiset dalmate, Bariust, u vendos më vonë në atë që sot është Rumani.

1492 - Kristofor Kolombi niset në udhëtimin e parë historik me tre anijet e tij Santa Maria, Pinta dhe Nina nga Palos de la Frontera, Spanjë për në Indi. Ai shoqërohej nga një ekuipazh prej 90 vetash.

1527 - Letra e parë e njohur nisur nga Amerika e Veriut dërgohet nga eksploruesi John Rut, ndërsa ndaloi në Newfoundland (Kanada). Rut i shkroi Mbretit Henry mbi zbulimet e tij dhe se kishte në plan të vazhdonte lundrimin në drejtim të jugut ku moti ishte më i ngrohtë.

1778 - Teatro alla Scala hapet në Milano - quhet shkurtimisht “La Scala”. Dy vjet më parë më 1776, një zjarr kishte shkatërruar teatrin “Regio Ducale”, pas një feste karnavalesh.

1908 - Francë; vëllezërit Bouyssonie zbuluan skeletin e plotë fosil të një njeriu 60 mijë-vjeçar, Neandertal - këtë emër kjo specie kishte marrë që prej vitit 1856, kur në luginën Neander, afër Duseldorfit, Gjermani, ishin zbuluan për herë të parë eshtrat e tij.

1948 - Luftë e Ftohtë, SHBA: Whittaker Chambers, në dëshminë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuese, tha se presidenti i Institutit Carnegie për Paqen, Alger Hiss, ish-këshilltar i presidentit Franklin Roosevelt në konferencën e Jaltës mes treshes Roosevelt, Stalin, Churchhill (1945), kishte qenë anëtar i Partisë Komuniste të Shteteve të Bashkuara, atëherë organizatë ilegale. Chamber, një ish-komunist, e akuzoi Alger Hissin edhe si spiun për Bashkimin Sovjetik.

1987 - SHBA; Lëshohet një pullë postare me foton e shkrimtarit William Faulkner - pulla u përurua në Oksford, Misisipi, ku Faulkner kishte punuar si poster nga viti 1921 deri në vitin 1924, kur u pushua nga puna pas akuzave për neglizhencë. William Faulkner (1897 - 1962) ishte shkrimtar amerikan nga New Albany, Misisipi, dhe laureat i Çmimit Nobel për letërsi më 1949; ai shkroi romane, tregime, drama, poezi, ese dhe skenarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat