Shqiptarët paralizojnë Serbinë!

Lajme

Shqiptarët paralizojnë Serbinë!

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Mediat serbe “kukatin”  për tollovite dhe kolonat e gjata ne Serbi ku edhe më tej po vazhdon trafiku me intensitet të rritur, si në rrugë ashtu edhe në vendkalimet kufitare pa përmendur se shqiptarët po paralizojnë Serbinë.

Pritjet më të gjata janë në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, pastaj në Preshevë  dhe Batrovci, ku pritet shkojnë deri 90 minuta apo ne maksimum deri ne  4-5 ore.

Sipas “Presheva Jonë” diaspora shqiptare (Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia e Shqipëria..) paralizon Serbinë.. Kjo tollovi në rrugët e Serbisë, sidomos në ato kryesoret , ne autostradën Shkup-Preshevë-Nish-Beograd-Batrovci bëhet nga shqiptarët ne Ballkan të cilët shkojnë e kthehen ne vendlindje apo nga apo duke ardhur apo duke u kthyer në perëndim.

Për një muaj nëpër Serbi hynë e dolën mbi 500 mijë shqiptarë. Jo vetëm kaq Serbia padyshim është e kënaqur me këtë paralizim te trafikut që do ta kërkonte jo vetëm një herë në vit, por edhe më shpesh, sepse Serbisë për çdo vit nga turistët shqiptarë të cilët shkelin Serbinë kalimthi po ngritin buxhetin e ekonomisë së saj. Kështu shqiptaret për çdo vit transit nëpër Serbi lënë mbi 1 miliardë euro ?!

Sipas mediave serbe, në vendkalimin e Preshevës drejt Maqedonisë pritjet shkojnë nga 45 minuta deri ne dy orë, kurse  në Horgosh në hyrje dhe dalje pritjet janë nga nje orë deri ne tri ore. Pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë janë shumë të ngarkuara dhe momentalisht janë krijuar kolona të gjata. Një lexues ka dërguar një foto nga pika kufitare ne Preshevë (Tabanoc), ndërsa ka thënë se është një radhë e pritjesh të gjata. Kurse një lexues tjetër ka thënë se në pikën kufitare në Merdare dhe tek dheu i Bardhe është krijuar gjithashtu kolonë  e gjate me kilometra te tëra, gjë e cila ka shkaktuar tollovi dhe lodhje shumë të madhe te qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat