Kuvendi dështon ta votoj projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Lajme

Kuvendi dështon ta votoj projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 16:46
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shqyrtuan në parim projetligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mirëpo në mungesë të kuorumit nuk arritën ta votojnë projektligjin në fjalë.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton themelimin e Këshillit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji po ashtu parandalon diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

Grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së përkrahen këtë projektligj, kurse grupi parlamentar i VV thotë se do të abstenojnë për ta votuar këtë ligj, pasi që ata vlerësojnë se  ky ligj nuk është parandalues por dëshirues.

Deri tash Kosova nuk ka pasur ligj i cili rregullon të drejtën e fëmijëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat