Menaxherja e Google gjendet e dhunuar, e vrarë dhe e djegur afër shtëpisë

Lajme

Menaxherja e Google gjendet e dhunuar, e vrarë dhe e djegur afër shtëpisë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 9 gusht 2016 Në ora: 13:37
Vanessa Marcotte

Menaxherja e Google është dhunuar, vrarë dhe djegur afër shtëpisë së nënës së saj, pasi kishte dalë për të vrapuar.

Vanessa Marcotte u pa për herë të fundit në ora 1 të pasdites në Princeton, Massachusetts, kur doli për të vrapuar, transmeton Bota Sot.

Qentë nuhatës të policisë e gjetën atë të njëjtën ditë në orën 8.20, gjysmë milje larg shtëpisë së nënës, duke e përshkruar si ‘grup i tmerrshëm i rrethanave’.

27 vjeçarja u zbulua nga djegiet në duar dhe këmbë dhe policia po heton një sulm seksual.

Policia e Massachusetts tani ka nisur një hetim për vrasje, duke mos e ditur nëse ka qenë e rastësishme apo jo.

Zëdhënësi i policisë tha se njerëzit janë të frikësuar dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar.

“Ne kemi një grumbull të tmerrshëm të fakteve dhe po bëjmë çdo gjë që rasti të hetohet deri në fund”, tha ai.

Marcotte ka punuar për Google në New York, e cila kishte diplomuar në Boston në vitin 2011.

“Vanessa Marcotte ka qenë një nga anëtarët më të dashur të Google, në New York, ku ka punuar për 1 vit e gjysmë. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e saj, ngushëllime për familjen dhe miqtë:, tha punëdhënësi i saj./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat