Kush ishte Beau Biden?

Lajme

Kush ishte Beau Biden?

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:12
Beau Biden

Rruga 35 kilometra afër kampit Bondsteel, nga sot do të emërohet “Beau Biden”.

Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.

Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE)

Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.

Në inaugurimin e rrugës me emrin e tij sot do të marrin pjesë babai i tij Joe Biden dhe fëmijët e tij Natalie e Hunter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat