Zbulohet “doktor vdekja”, vrau dhe varrosi në oborr 6 njerëz

Lajme

Zbulohet “doktor vdekja”, vrau dhe varrosi në oborr 6 njerëz

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 14:17
Santosh Pol

Një mjek 42-vjeçar në Indi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Santosh Pol është pagëzuar në media si “doktor vdekja”, pasi akuzohet për gjashtë vrasje të kryera nga viti 2003 deri në 2016. Viktima e tij e fundit ishte një grua 47-vjeçare, asistente sociale, të cilën ai e ka vrarë dhe e ka varrosur në kopshtin e shtëpisë së tij.

Mënyra e vrasjes duket se është e njëjta në të 6 rastet. Doktori u injektonte viktimave të tij një lloj qetësuesi muskulor që përdoret në rastet e anestezisë.

Policia ka zbuluar se doktori kishte një bashkëpunëtore në vrasjen e fundit. Sipas hetuesve, infermierja Jyoti Mandre, ka pranuar se i ka dhënë qetësuesin doktorit, i cili më pas ka kryer injeksionin vrasës.

Hetimet vijojnë ende dhe pritet që të zbardhin edhe arsyet se pse dr. Pol kishte vendosur të shndërrohej në vrasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat