Ndjekje me vetura si nëpër filma: Vozit 100 kilometra në orë në rrugën plotë me këmbësorë

Lajme

Ndjekje me vetura si nëpër filma: Vozit 100 kilometra në orë në rrugën plotë me këmbësorë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:47
Pamje nga video

Një video shokuese e postuar nga policia e Bristolit, shfaq momentin kur 29-vjeçari Zahoor Hussain, vozit veturën me shpejtësi të madhe në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 30 kilometra në orë.

Në vitin 2013, Hussain kishte mbytur një vajzë 17-vjeçe Zoe Smith në një aksident trafiku, të cilën e kishte përplasur me veturë.

Prej asaj kohe atij i është ndaluar vozitja e veturës, por kjo nuk e ndaloi atë të ulet pranë timonit dhe të ngas veturën mbi 100 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi është 30 kilometra, me ç’rast është dashur të ndërhyjë policia.

Kamerat e instaluara në xhamin e përparmë të veturave të policisë, kanë filmuar momentin e ndjekjes të Hussain, i cili rrezikonte këmbësorët duke vozitur më 100 kilometra në orë në rrugët e mbushura me fëmijë.

Pas plotë tetë kilometra ndjekje me vetura si nëpër filma aksion, policia arrin të ndalojë veturën e tipit Mercedes C430 të cilën po e voziste Hussain, i cili më pas u tërhoq zvarrë dhe u prangos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat