"Tokat tona duhet mbrojtur me gjak, por këtë herë dëgjoni Amerikën"

Lajme

"Tokat tona duhet mbrojtur me gjak, por këtë herë dëgjoni Amerikën"

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 19 gusht 2016 Në ora: 21:31
Sahit Muja

Biznismeni shqiptar që jeton në Amerikë, Sahit Muja ka folur rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Ai ka thënë se Kosova u çlirua dhe pavarësua falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kur është negociuar për pavarësinë e Kosovës është pranuar nga të gjitha palët për ta njohur Kosovën si shtet sipas kufijve të ish Jugosllavisë.

Andaj sugjerimi i tij është që ta dëgjojmë Amerikën, pasi janë amerikanët ata që na duan të miren.

Ky është postimi i tij i plotë:

Demarkacioni me Malin e Zi. Miq te nderuar nga kerkesat e pytjet e shumta drejt meje per kte çeshtje shume te rendesishme kombetare dua qe te jap mendimin tim. Te paret tane thoshin gjithmone.. çdo pellemb e tokes Shqiptare eshte la me gjakun e heronjve e popullit tone. Toka Shqiptare eshte e shenjet per ne e asgje nuk duhet te kursejm ta mbrojm e zhvillojm ate. Po kemi nje histori kaq tragjike ne kto troje. Na pushtuan te gjithe na djegen na maskruan na ndane token ilire cope- cope. Po Zoti i madhe na dha mundesine te ruajme identitetin kombetare e te shpetojme nga shkaterrimi total. Fale punes e djerses se Shqiptarve ne Amerike u krijua nje miqesi e madhe qe beri te mundur Çlirimin dhe Pavarsine e Kosoves. U ralizua nje enderr e pa imagjinushme, u mposht aleanca grabiqare sllave. Kame qene i privilegjuar ti njohe personalisht Amerikanet qe bene te mundur çlirimin e Kosoves e te gjithe aktoret e perpilimit te pavarsise. Ne kohen e negocimeve per pavarsi eshte pranuar nga te gjitha palet per te njohur Kosoven si Shtet sipas kufive te ish Jugosllavise. Amerika beri te pamunduren per kombin Shqiptare, gjithashtu shumica e shteteve evropjane. Tani Amerika dhe Evropa po insistojne te zbatohet marrveshja e asgje me shume. Nje kerkese e drejte,miqsore e ne interes te te gjitheve ne rajon. Une i kuptoj vellezrit e motrat e mia qe kundershtojn fuqishem me shume te drejte. Por nuk eshte ne interesin kombetare te vete izolohemi e te behet kijo toke e jona molle sherri,percarje, shkak lufte. Une i dua shume bjeshket e udhtoj nga nje cep tjeter i botes qe ti vizitoj sa me shpesh. Nuk me dhimset asgje ti mbroj me cdo kusht. Po kombi jone duhet te jete i zgjuar e te ruaj urat e ndertuara te miqesise. Sygjerimi im vllazeror me dhimje edhte te degjojme Ameriken. Ju garantoj se Amerikanet na duan shume te miren. Jame takuar e kam biseduar gjate me lidere Amerikan. Ata shohin nje te ardhme te mire per Shqiptaret . Une shohe se jemi i vetmi komb ne Evrope qe marshojme drejt rritjes e ne nje te ardhme 4 Shtete ne Ballkan do te kene shumicen e popullsise Shqiptare. I ftoj motrat e vellezrit nga Kosova te gjejne gjuhen e perbashket e te kryejn reformat shume te nevojshme. ZOTI e bekofte e bashkofte Kombin e Trojet Shqiptare ne nje shtet nen nje flamure ne familjen e madhe Evropjane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat