Ramadani: Kadri Veseli si shef i SHIK-ut duhet të tregoj deri kur kishte lidhje me Fadil Syleviqin

Lajme

Ramadani: Kadri Veseli si shef i SHIK-ut duhet të tregoj deri kur kishte lidhje me Fadil Syleviqin

Nga: P.R Më: 20 gusht 2016 Në ora: 07:27
Majtas, Kadri Veseli, Djathtas, Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Ramadani të dënuar në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kadri Veseli si shef i SHIK-ut duhet të deklarohet rreth padrejtësisë së vëllezërve Ramadani e Kiqina.

“Duhet te tregoni se deri kur kishit lidhje direkte dhe indirekte me Fadil Syleviqin? Kadri Veseli duhet te jap shpjegim pse ushtaret e UÇK-se po rrin ne burg pafaj. Duhet te tregoj se sherbimi i ti kend e kishte te dyshimt rreth asaj vrasje?”, shkruan Ramdani.

Ja postimi i plotë

Kadri Veseli si shef i SHIK-ut duhet të deklarohet rreth padrejtësis së vllezerve Ramadani e Kiqina?
SHIK-u ka bër raport per rastin Hajra dhe aj raport duhet te behet puplik qe te kuptohet si u bë ai raport dhe qfar ka në atë raport.
Deshmitaret e perfshin SHIK-un ne padrejtesin e rasit, duhet te deklarohet rreth ktyre akuzave shefi i sherbimit.
SHIK-u kishte dy drejtor te lart nga Drenasi,njeri ishte duke u hetuar ne hetimin fillestar qe u dha kahja ne drejtim te personav qe skan te bej me rast dhe tjetri po hetohet nga akuza e nje deshmitari per egzekutimin e asaj familje qe po vuajn burg ushtaret e UÇK-se pa faj.
Duhet te tregoni se deri kur kishit lidhje direkte dhe indirekte me Fadil Syleviqin?
Kadri Veseli duhet te jap shpjegim pse ushtaret e UÇK-se po rrin ne burg pafaj. Duhet te tregoj se sherbimi i ti kend e kishte te dyshimt rreth asaj vrasje?
Drejtori i SHIK-ut Ferat Shala ka thën në një televizion publik se drejtesia ka vendosur ne Rastin Hajra ,që sipas ti do të thot se personat e pafajshem qe gjinden ne burg janë fajtor,Kadri Veseli duhet deklarohet a eshte i njejtit mendim si Ferat Shala?Ferat Shalen nje inqizim i Shpresim Ukes e akuzon ne vrasjen e familjes Hajra dhe ne padrejtesin e vllezerve Ramadani e Kiqina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat