Majlinda Kelmendi viziton varrin dhe familjen e Ibrahim Rugovës

Lajme

Majlinda Kelmendi viziton varrin dhe familjen e Ibrahim Rugovës

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:25
Majlinda Kelemendi dhe zonja Fanë

Fituesja e medaljes së artë Olimpike, Majlinda Kelemendi sot ka vizituar varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Pas vizitës te varri i presidentit të ndjerë, Majlinda së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka kanë vizituar edhe familjes e presidentit Rugova.

Përmes një njoftimi në Facebook, Driton Kuka ka bërë të ditur se ata janë pritur shumë mirë nga familja Rugova madje këta të fundit e kanë nderuar Majlindën edhe me një dekoratë.

Më herët Majlinda kishte vizituar familjen Jashari dhe Haradinaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat