Shenjtërimi i Nënë Terezës, plan sigurie kundër terrorizmit

Lajme

Shenjtërimi i Nënë Terezës, plan sigurie kundër terrorizmit

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 16:42
Nënë Terezë

Mediet italiane shkruajnë se autoritetet në Itali kanë marrë masa për zhvillimin e qetë të ceremonisë të shenjtërimit së Nënë Terezës. Masat e rrepta pritet të merren prej fillimit të shtatorit e deri më 4 shtator, kur do të zhvillohet ceremonia. Prefektja e Romës, Paola Basilone ka publikuar planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetin italian, me rastin e eventit që do të zhvillohet në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit. Masat kundër rrezikut terrorist do të hyjnë në fuqi, duke filluar nga ora 08:00 e datës 1 shtator, e deri në orën 15:00 të datës 4 shtator.

Prefektura e Romës ka njoftuar gjithashtu se do të ndalohen makinat që transportojnë fishekzjarrë, lëndë shpërthyese etj. Masa të ashpra pritet të ndërmerren në periferitë e rrugëve të Vatikanit dhe në vende të tjera të Romës. Masat merren për shkak të kërcënimeve të ardhura nga elementët radikalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat