Nëna publikon fotografi vetëdijesimi për vajzën e vdekur nga mbidoza

Lajme

Nëna publikon fotografi vetëdijesimi për vajzën e vdekur nga mbidoza

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 21:17
Tina Louden me vajzën Ashley n. Shannon

Si jetoni me veten tuaj? Është mesazhi që kjo nënë ka për shpërndarësit e drogës.

Gruaja nga Missouri vajza e së cilës ka vdekur nga mbidoza e heroinës ka shkruar një mesazh prekës për dilerët e drogës, me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, shkruan Daily Mail.

Tina Louden humbi vajzën e saj, Ashley n. Shannon në vitin 2013. Ashley ishte 24 vjeçare dhe po përdorte drogë për pesë vite me radhë.

Por javën e kaluar, kur edhe do të ishte ditëlindja e 28-të e Ashley, Louden publikoi në Facebook një mesazh që ta shpreh vuajtjen për tragjedinë mbi vdekjen e vajzës, me shpresë se do i bëj shpërndarësit e drogës të reflektojnë për rrezikun e shitjes së drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat