Identifikohen të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjakovë, ja kush janë

Lajme

Identifikohen të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjakovë, ja kush janë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 07:39
Valon Islamaj e Ali Islamaj, të vrarë

Pasditen e djeshme, në kafiterinë “Deep Bar” në Gjakovë, ka ndodhur një vrasje e trefishtë ku kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.

Ushtruesi i detyrës së Kryeporokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj, deklaroi se  kryesit e kesaj vepre tashmë janë identifikuar dhe janë në arrati.

“Ndodhi rasti i vrasjes së trefishtë me ç’rast humbën jetën dy vëllezër dhe një person i tretë, mik i tyre. Personat që kanë kryer aktin janë identifikuar pas një operacioni në shkallë të gjerë, nga policia. Janë identifikuar dy persona që janë: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi.” ka thënë Selimaj.

Lexo edhe këtë: Këta janë tre të vrarët në Çarshinë e Gjakovës (+18)

I vrari në Gjakovë e donte të vdekur kryetaren Mimoza Kusari

Ai gjithashtu ka treguar për detaje të operacionit policor, me ç’rast është vendosur kontroll gjithkund duke përfshirë edhe pikat kufitare.

Ndërsa sa i përket autorëve të vrasjeve, Selimaj ka thënë që ata janë të njohur për policinë.

“Edhe viktimat edhe kryresit e veprës janë të njohur për policinë. Kanë pasur precendent në polici”.

“Të dyja palët kanë pasur vepra për lëndime trupore dhe pjesëmarrje në rrahje, mirëpo jo diqka të përmasave të tilla”

Sa i përket stabilitetit në Gjakovë, Selimaj ka thënë që nuk ka raste të vrasjeve.

“Gjendja e sigurisë ka qenë relativisht stabile. Vrasja e fundit ka qenë në fund të vitit 2014, dhe deri më tani nuk ka pasë vrasje, nuk ka pasë ndonjë rast që mund të tronditë opinioni si ngjarja e ditës së sotme”

Ndërsa, deri tek vrasja sipas Selimajt, ka ardhë për motive të hakmarrjes.

“Para disa viteve ka pasur përleshje në mes të vëllaut të Veton Gjoshit dhe dy vëllezërve të ndjerë. Kjo nuk është gjakmarrje, kanë pasur konflikt mirëpo jo të permasave të tilla. Motivi këtu është hakmarrja, ngaqë ka pasur konflikt më herët në mes të këtyre personave”

Për fund Ali Selimaj ka treguar që Veton Gjoshi është identifikuar nga familjarët e tij, konkretisht vëllau i tij ka lajmëruar policinë nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat