Bajram Gecaj ia përkujton Visar Ymerit kohën kur punonte kamerier

Lajme

Bajram Gecaj ia përkujton Visar Ymerit kohën kur punonte kamerier

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 gusht 2016 Në ora: 15:46
Visar Ymeri

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, njëherit anëtar i LDK-së, ka reaguar kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Imeri, pas deklaratës së këtij të fundit lidhur me komentin e sotëm të Kryeministrit Mustafa.

Sipas Gecajt, Imeri ka nisur të shes trimëri tani tani që Kosova është e lirë.

”Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, na paska konceptuar se çka është trimëri e çka jo. Ata të cilët janë të formësuar nga dhuna e kërcënimet na shesin tash kopalla se kush po kërcënohet në këtë vend. Ky imitues ka filluar të shesë trimëri vetëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur, jo në kohën kur një gjë e tillë ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. Në foto shihet se çfarë bënte ai gjatë viteve të aparteidit dhe luftës – fotoja thonë flet më shumë se njëmijë fjalë:”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat