Pamje të tmerrshme: Gruaja rrah foshnjën e saj, tenton që edhe ta mbysë atë!

Lajme

Pamje të tmerrshme: Gruaja rrah foshnjën e saj, tenton që edhe ta mbysë atë!

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:25
Pamje nga video

Në disa pamje të publikuara, siç shkruan indianexpress, shihet një grua e cila e rrah djalin e saj të vogël.

Siç shkruan ky medium, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Qarkun Bareilly, në pjesën veriore të Uttar Pradesh, Indi.

Burri i gruas, duke dyshuar se djali i tij po trajtohej keq fizikisht, kishte vendosur kamera të sigurisë, për të vërtetuar frikën e tij të vërtetë.

Videoja tregon gruan duke rrahur djalin e saj në mënyrë të përsëritur dhe duke u përpjekur për ta mbytur atë.

“Kam dyshuar se gruaja ime rreh djalin tonë, kështu që instalova një kamerë të sigurisë (në shtëpi)”, ka thënë burri për mediat vendase.

Burri, i cili nuk është identifikuar, ka thënë se është shumë i shqetësuar me këtë dhe se i është drejtuar edhe gjykatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat