”Banorët e Mushtishtit kanë të drejtë, nuk ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi”

Lajme

”Banorët e Mushtishtit kanë të drejtë, nuk ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi”

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:57
Avokati Arianit Koci

Përmes një statusi të publikuar në profilin e tij të rrjetit social Facebook, Avokati Arianit Koci, ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga banorët e fshatit Mushtit të Suharekës.

Avokati Koci, tha se banorët e fshatit Mushtit, kanë plotësisht të drejtë të protestojnë të qetë pasi për krimet e kryera në Kosovë nuk do ndalohet së kërkuari drejtësi asnjëherë.

Për më shumë detaje lexoni statusin e plotë të publikuar në Facebook, nga Avokati Arianit Koci.

‘’Banorët e Mushtishtit kanë plotësisht të drejtë të protestojnë të qetë, për shkak se kriminelët serb kanë kryer shumë krime në atë fshat, por edhe gjithandej Kosovës. Plagët janë ende të hapura.

Por, mos të harrojmë, ka serb të atij fshati dhe anëk?nd Kosovës që nuk kanë kryer krime.

Nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë ti ndalim të pafajshmit, që të kthehen në shtëpitë e veta.

Jemi popull fisnik dhe shpirtgjërë.
Kjo është arsyeja pse në luftën e fundit na ka ndihmuar krejt bota demokratike, duke i bombarduar kriminelët serb.

Sidoqoftë, për krimet e kryer në Kosovë, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi.
Deri në frymën e fundit!

Sa i përket kërkimfaljes, ajo është e mirëseardhur dhe e domosdoshme.
Madje, nëse pak janë të vetëdijsh?m serbet, kërkimfaljen duhen ta bëjnë sa më shpejtë. Po ju rrin si barrë e rëndë!
Sidoqoftë, kërkimfalja duhet të jetë e paimponuar dhe e sinqertë.
Deri atëherë, çdo person në Kosovë duhet të jetoj dhe lëviz lirsh?m ’’, ka përfunduar Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat