AGK dënon sulmin ndaj drejtorit të RTK-së

Aktuale

AGK dënon sulmin ndaj drejtorit të RTK-së

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:07
AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin e ndodhur ndaj Drejtorit të Përgjithëshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t'i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaqerisht atyre që punojnë në televizionin publik.

Për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet. Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat